Propozimi për pronën e ‘Sunny Hill Festival'

Dukagjin Lipa shpalos propozimin për pronën e ‘Sunny Hill Festival’ - FOTO

 

Organizatori i Festivalit ‘Sunny Hill Festival’, Dukagjin Lipa para kuvendit komunal të Prishtinës ka shpalosur propozimin për pronën e festivalit.

Ai propozoi që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.

Sipas tij ata kanë nevojë për një pronë të përhershme.

“Si një prej festivaleve më të mëdha në rajon kemi nevojë për pronë më të madhe. Gërmia i zë vetëm 20 mijë njerëz, kurse prona që ne propozojmë ka kapacitet për 100 mijë”, ka thënë Lipa.

Në këtë pronë do investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqe artificial, këto do bëhen gradualisht. Kjo pronë tani është shkurre nuk ka asgjë”, tha ai.

Propozimi për pronën e ‘Sunny Hill Festival’
Propozimi për pronën e ‘Sunny Hill Festival’
Propozimi për pronën e ‘Sunny Hill Festival’