Foto: Atdhe Mulla

Ministri Likaj diskutoi me Asociacionin e Komunave për fillimin e vitit shkollor

Sot gjatë ditës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj është takuar virtualisht me Asosacionin e Komunave të Kosovës, kryetarët e komunave, kryeministrin Hoti, ministrin Zemaj, përfaqësuesit e IKShPK-së, ku është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit, ministria e Arsimit ka tre skenarë për fillimin e vitit shkollor. Skenari A ku është paraparë kthimi në shkolla me masa parandaluese nga COVID-19.

Skenari B, ku është parashikuar kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar, prezencë në shkolla dhe mësim në distancë.

Dhe skenari C, ku është paraparë mësimi në ditancë dhe online.

“Ministri Likaj, ka folur edhe për Udhëzuesin e përgjithshëm të cilin MASH e ka përgatitur, rishikimin e udhëzuesve për metodologji dhe për vlerësim, planin për përgatitjen dhe ofrimin e mësimit në distancë, si dhe planin në të cilin janë përcaktuar hapat e veprimit dhe planifikimit buxhetor”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Arsimit.