Ministri Latifi paralajmëron se psikiatrja Vera Ora ka plane të kthehet në Kosovë për ta ndihmuar sistemin e shëndetit mendor

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka njoftuar se është takuar me Vera Orën dhe Besnik Sahatçiun.

Latifi ka thënë se Ora është një psikiatre e njohur kosovare në Mbretërinë e Bashkuar dhe se ajo ka plane që të kthehet në Kosovë.

“Ishte një kënaqësi e madhe të takoja këtë çift të mrekullueshëm, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora. Jam shumë i lumtur kur dëgjova planet e saj për t’u kthyer në Kosovë dhe për të ndihmuar sistemin tonë të shëndetit mendor në nevoja të mëdha” – ka thënë Latifi.

Vera Ora dhe Besnik Sahatçiun janë po ashtu prindërit e këngëtarës së njohur botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.