Ministri Kuçi kërkon pezullimin e konkurseve në Trepçë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka kërkuar nga Trepca që të anulojë konkurset e hapura për Bord Menaxhues të kësaj ndërmarrjeje.

KALLXO.com ka shkruar se Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Publike “Trepça” i ka përzgjedhur udhëheqësit e dy njësive biznesore të kësaj ndërmarrje përmes një procedure të dyshimtë të rekrutimit. Ndërsa, konkursi për 5 anëtarë të tjerë të bordit që njëkohësisht janë edhe udhëheqës të njësive biznese është anuluar meqë nuk kishte aplikantë të mjaftueshëm.

Kërkesën për anulim të konkurseve e ka pranuar sekretari i Trepçës dhe të njëjtën e ka dërguar tek anëtarët të Bordit të Përkohshëm Mbikëqyrës në Trepçë, i cili përbehet nga katër anëtarë.

Ky bord është i përkohshëm dhe është caktuar nga Qeveria e Albin Kurtit.

Në shkresën e ministrit thuhet se në konkurse do të përfshihen edhe ekspertët britanikë.

“Kërkesa për pezullimin e këtyre proceseve ka për qëllim të shmangen dëmet financiare në Ndërmarrjet Publike si pasojë e kontesteve të ngritura në procedura administrative dhe gjyqësore dhe njëkohësisht që këtij procesi t’i ngritët kredibiliteti përmes asistencës britanike në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për Pozitat e Larta Drejtuese të nënshkruar nga kryeministri, Avdullah Hoti dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, më datë 02.07.2020”, thuhet në thuhet në kërkesën që ministria ua ka dërguar të gjitha Ndërmarrjeve Publike në Kosovë.

Konkursi për zgjedhjen e Bordit Menaxhues në Trepçë po kontestohet nga disa kandidat të cilët nuk u pranuan për pozitat e udhëheqësit të njësive biznesore në këtë ndërmarrje.

Kontestohet konkursi për bordin menaxhues në “Trepçë” (VIDEO)

www.kallxo.com