Meta viziton memorialin e ish presidentit Rugova

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka vizituar varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Meta, përmes një publikimi në Facebook, ka shkruar se historia e re e Kosovës e ka në themele veprën e Rugovës.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”, ka shkruar Meta.