Mëngjesi me ajër të mirë sot në Prishtinë

Ajri sot në Prishtinë është i cilësisë së mirë.

Sipas matësve të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë,  indeksi i ndotjes sot në orën 09:00 ka qenë 46 AQI apo cilësia e ajrit është e kënaqshme.

AQI  “e mirë” është prej 0 deri në 50 dhe kjo tregon se cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.