Me veturë zyrtare në bregdet

Një veturë zyrtare e Kosovës është parë sot në bregdetin shqiptar.

Një qytetar i ka dërguar fotografitë në KALLXO.com ku shihet se vetura është parkuar në vendin e njohur si Laguna e Patokut.

Laguna e Patokut njihet si vend që ka restorante që shërbejnë peshk të freskët.

KALLXO.com, ka kërkuar informacione nga Ministria e Administratës Publike lidhur me atë se kujt i takon kjo veturë dhe po pret përgjigje.