Me Exit Poll i RTV Dukagjinit, Prishtina shkon në balotazh

Kandidati i VV, Arben Vitia ka 43.20 përqind ndërsa kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 27.80 përqind.

Kandidati i PDKsë, Uran Ismajli ka 21.9 përqind, Daut Hardinaj i AAK-së ka 4.4 përqind.

Ky Exit Poll është përgatitur nga UBO Consulting në bashkëpunim me RTV Dukagjinin.

Të dhënat e këtij Exit Polli janë prezantuar nga Valon Feka nga UBO Consulting.

Margjina e gabimit të këtij Exit Polli sipas Fekës është 2 pikë të përqindjes.