Më e sigurta dhe më e mira për fëmijët tuaj - Biolane

Më e mira është standardi që çdo nënë i vendos produkteve që zgjedh për të voglin e saj.

Produktet që nënat Franceze ju kanë dhënë epitetin si më të mirat për fëmijët e tyre i kemi sjellë në Kosovë që edhe fëmijët tanë të rriten me më të mirën. Të gjitha produktet e Biolane janë të prodhuara 100% në Francë dhe Gama Europharm i sjellë në tregun Kosovar me të njëjtin kualitet, direkt nga Franca.

Pas 50 vjet ekspertizë në shërbim të mirëqenies së foshnjave, misioni i Biolane është të mbështesë prindërit që nga lindja e foshnjës së tyre me një gamë të plotë të produkteve të higjienës dhe kujdesit, me përbërës natyral dhe të sigurt.

Për tu bindur në kualitetin e Biolane, ju mjafton që ju ta provoni njëherë e më tutje gjeni disa nga shumë produktet e këtij brendi brendi:

E fillojmë me detergjentin për rrobat e fëmijëve nga Biolane i cili pastron rrobat në harmoni me lëkurën delikate të fëmijëve pa shkaktuar irritim. Gjithashtu ka një aromë të këndshme jo të dëmshme për fëmiun.

E si të mungojnë në çantën e bebit letrat e lagura nga Biolane te përbëra 100% ujë të cilat pastrojnë, hidratojnë dhe mbrojnë lëkurën e foshnjës njëherësh.

Bëni banjë foshnjës tuaj me shampon 2 në 1 për kokë dhe trupe cila me  bazën e saj shumë të butë pastruese pastron pa e tharë dhe ruan ekuilibrin natyral të lëkurës.

Produkte Biolane mund ti gjeni në barnatore ose mund ti porositni online në faqen e Instagram https://www.instagram.com/biolane_kosova/

Biolane ju ndjek në çdo hap në rrugëtimin tuaj me foshnjën.