Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com
Mbyllur për media, qeveria miraton ndryshimin dhe plotësimin e programit vjetor për rezervat shtetërore
Pa praninë e mediave, Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.
Kryeministri Albi Kurti përpara se ta mbyllte mbledhjen tha që qeveria e tij punuar për të siguruar mirëqenien e qytetarëve.
“Për të siguruar mirëqenien kemi marrë një sërë reformash, kemi siguruar buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake. Buxheti i tillë ka reflektuar edhe në kuptim të ndryshimit të programit vjetor. Në dritën e këshillave të dhënat nuk do të bëhen publike”- tha ai.
Ai ka njoftuar se arsyetimi i ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari është mbyllur për media.
Në anën tjetër, në mungesë të deputetëve të pozitës, ka dështuar për herë të shtatë tentativa për konstituimin e Komisionit hetimor në lidhje me rezervat shtetërore.
Në shtator të këtij viti, Kuvendi i Kosovës kishte votuar pro themelimit të këtij Komisionit, por konstituimi po dështon për të shtatën herë më radhë, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.