Mitrovica e Veriut, Foto: REL/RFE

Mbishkrime të reja me thirrje për rezistencë në veri të Kosovës (FOTO)

Përkrah thirrjeve “NATO shko në shtëpi”, “KM mbetet”, “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu për të ju mbrojtur”, një tjetër mbishkrim është parë ditëve të fundit në veri të vendit.

Për dallim nga këto të lartpërmendura, mbishkrimi i ri bën thirrje për rezistencë të obligueshme nga qytetarët në veri të Kosovës.

“Nga 21 nëntori obligim për të gjithë të bëjnë rezistencë në çdo hap. Brigada e Veriut. Ne nuk dorëzohemi! KM qëndron” – është mbishkrimi i ri i bashkangjitur krah thirrjeve të tjera të vendosura në rrugë e mure të objekteve në veri të Kosovës.

Mbishkrimi i ri në veri, thirrja për rezistencë, Foto:KALLXO.com

Nga data 21 nëntor është paraparë afati i dytë për targa i cili parasheh gjobitjen e qytetarëve serbë të cilët vozisin vetura me targa ilegale.

Mbishkrimi i ri në veri, thirrja për rezistencë, Foto:KALLXO.com

Kjo periudhë do të zgjas për dy muaj pra deri më 21 janar 2023.

Thirrjet e shkrime për targa janë parë edhe herë të tjera por jo që të bëhet rezistencë ashtu siç thonë mbishkrimet e fundit.

Janë bërë 9 ditë që kur deputetë, asamblistë, kryetarët e komunave me shumicë serbe, zyrtarët policorë, doganierët, prokurorët e gjyqtarët serb kanë ofruar dorëheqjet e tyre pas suspendimit të drejtorit të policisë në veri të vendit, Nenad Gjuriq.

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësuesit e partive politike për t’i konsultuar për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Një javë bojkot nga zyrtarët serbë: Situatë e paqartë në veri të Kosovës