Mbi 200 persona të vdekur nga tërmeti që goditi Haitin

Të paktën 227 persona kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin mëngjesin e së shtunës, sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, raporton CNN.

Anketa Gjeologjike Amerikane bëri të ditur më parë se ka të ngjarë që viktimat të jenë të shumta.

Një spital në qytetin jugor të Jeremie u tha se ishte i mbingarkuar me pacientë.

“Ka shumë njerëz që vijnë, shumë njerëz”, tha një administrator në Hopital Saint Antoine për CNN.

“Ne nuk kemi furnizime të mjaftueshme”, shtoi ai.

Spitali ka ngritur tenda në oborrin e tij, tha administratori.

Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).

“Ka raporte për dëme të konsiderueshme në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë”, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq Amerikan Katie Wilkes.

Përktheu: Emirjete Vllahiu