Foto: CNN

54 të vdekur pas shpërthimit të një cisterne gazi në qytetin e dytë më të madh të Haitit

Dhjetëra njerëz u vranë të hënën pasi një cisternë që transportonte gaz ​​shpërtheu në Cap-Haitien, qyteti i dytë më i madh i Haitit, sipas zyrtarëve të Haitit.

Numri i të vdekurve aktualisht është 54, sipas agjencisë lokale të mbrojtjes civile. Ndërsa, dhjetëra të tjerë janë të plagosur dhe ende janë në spital, raporton CNN

Zyrtarët mjekësorë kanë bërë një apel publik për dhurimin e gjakut, tha një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes civile për CNN.

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, reagoi ndaj tragjedisë mëngjesin e së martës, duke postuar në Twitter: “Me dhimbje mësova lajmin e hidhur të shpërthimit, mbrëmë, në Cap-Haitien, të një kamioni cisternë që transportonte gaz, dhe që shkaktoi, sipas një raporti të pjesshëm, rreth dyzet të vdekur, dhjetëra të plagosur, si dhe dëme të shumta materiale”.

Zyrtarët lokalë thonë se përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Henry më vonë shpalli tri ditë zie kombëtare pas shpërthimit, “në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie që pikëllon të gjithë kombin Haitian”.

Përktheu: Ardita Zeqiri