Mbahet Konferenca për ‘ Pajtimi në Kosovë’

Sot mbahet konferencën mbi zbërthimin e konceptit të pajtimit në Kosovë, pjesë e projektit të Qendrës për Hulumtim Dokumentim dhe Publikim (QHDP) mbi pajtimin.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë të zbërthehet koncepti i “pajtimit“ në mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, nëpërmjet një këndvështrimi autentik të qytetarëve të Kosovës, si dhe për të ngritur vetëdijen mbi ndryshimet e rëndësishme që duhen konsideruar për të bërë të mundshëm “pajtimin“.

Kjo konferencë ka për qëllim t’i sjellë së bashku të gjeturat nga hulumtimi i bërë në mbarë vendin si dhe kontributet e konsultimeve në nivel vendi mbi pajtimin.

Në këtë konferencë do të prezantohet një shkrim mbi rekomandimet e politikave për çështjen e pajtimit, i cili do t’i dorëzohet për konsiderim Qeverisë së Republikës së Kosovës, Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve dhe akterëve të tjerë relevant.

Konferenca, më tutje ka për qëllim  të sjellë në një tryezë të gjithë akterët relevant në procesin e pajtimit për një diskutim të hapur mbi trajektoren që ky proces do të duhej të marrë për të mundësuar një proces të suksesshëm. Konferenca do të mbahet në qendrën e konferencave në “Sirius”, në orën 10:00.