Foto: KALLXO.com

Marshim dhe çiklim për "Ditën e Gruas" në Prishtinë (FOTO)

Dhjetëra çiklistë e qytetarë kanë dalë me biçikleta nëpër Prishtinë për “Ditën e Gruas”.

Grupi “Marakli t’biciklave” kanë organizuar marshin “Marsho dhe çiklo” nëpër rrugët e Prishtinës.

Njëra nga organizatoret, Donika Dabinovci tha për KALLXO.com se këtë marsh e kanë organizuar për të mbledhur vajzat dhe gratë.

“Vajzat dhe gratë duhet të merren me çiklizëm se nga ky aktivitet vetëm të mira ka. Ne mundemi më shumë se aq. Çiklizmi është vetëm njëra nga fuqitë tona”, tha Dabinovci.

Ajo tha se nuk ka interesim të madh nga vajzat dhe gratë në maniakë të biçikletave, por në këtë marsh ka pasur shumë të interesuara.

Driada Sopi, bashkë-organizatore tha se qëllimi kryesor është sensibilizimi i grave për fuqinë dhe pavarësinë e tyre.

“Mesazhi këtij marshi është sensibilizimi i grave për çiklim. Vajzat dhe gratë kanë forcë, energji dhe vozitja e biçikletave tregon dhe simbolizon pavarësinë e tyre”, tha Sopi.

Marshi ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar deri te Shkolla e Mjekësisë pa incidente.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com