Prizreni. Foto: KALLXO.com

Prizreni me shtigje të reja për çiklistët

Prizreni së shpejti do të bëhet me shtigje të reja për adhuruesit e sportit të çiklizmit.

Kjo Komunë ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e këtyre shtigjeve më kompaninë “MBB Construction” SH.P.K. dhe N.T.P. ” B –Ademaj nga Prizreni.

I gjithë ky projekt, Komunës së Prizrenit do t’i kushtojë afro 7 mijë euro.

Në kontratë thuhet se punët do të fillojnë tri ditë pasi të nënshkruhet kontrata dhe me plan dinamik ky projekt do të kryhet brenda 20 ditëve të punës.

Ndërsa kompania sipas kontratës është e detyruar që punimeve t’u japë garancë tri vjet pas pranimit teknik.