Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, sot mbahet një marsh me biçikleta.

“Marakli t’biçiklave”, ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet vetëdijesues dhe “t’i themi jo së bashku dhunës ndaj grave dhe vajzave.”

Aktiviteti nis në orën 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Fushata është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Vetëm brenda një javë Kosova është tronditur nga dy raste të vrasjeve së grave.