Marrëveshja për Siguri Sociale Kosovë-Belgjikë Nënshkruhet Sot

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot do të nënshkruajë marrëveshjen për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me ministren e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik, Maggie De Block.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë, qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontribut-pagues, familjar, si dhe në pension invalidor të punës.