Foto: REL/Reuters
Malala, fituesja e Nobelit për Paqe, shpall martesën
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, u martua me partnerin e saj, Asser Malik, me një ceremoni islamike në Britani.
“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam, për të qenë partnerë për gjithë jetën”, njoftoi Malala, mbrëmjen e së martës, në Twitter.
Today marks a precious day in my life.
Asser and I tied the knot to be partners for life. We celebrated a small nikkah ceremony at home in Birmingham with our families. Please send us your prayers. We are excited to walk together for the journey ahead.
📸: @malinfezehai pic.twitter.com/SNRgm3ufWP— Malala (@Malala) November 9, 2021
Postimi u shoqërua me imazhe të saj dhe të bashkëshortit dhe u pëlqye nga dhjetëra-mijëra ndjekës.
Malala, 24 vjeçe, aktiviste pakistaneze për të drejtat e grave, ka gjetur strehim në Britani, pasi është qëlluar në kokë nga talibanët në vitin 2012.
Ajo ka qenë 15 vjeçe kur është sulmuar, për shkak të fushatës së saj për shkollimin e vajzave në Pakistan.
Në moshën 17-vjeçare, ajo është bërë personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.
Bashkëshorti i saj, sipas profilit të tij në Twitter, është menaxher biznesi që aktualisht punon në Bordin e Kriketit të Pakistanit./REL