Fituesit e Çmimit Nobel për Kimi -2022. Foto: nobelprize.

Ndahet çmimi Nobel për Kimi

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka bërë të ditur se fitues të çmimin Nobel për Kimi për vitin 2022 janë: Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless, për zhvillimin e kimisë së klikimeve dhe kimisë bioortogonale.

Sipas njoftimit të Akademisë Sudeze të Shkencave, Carolyn Bertozzie ka çuar kiminë e klikimeve në një dimension të ri dhe ka filluar ta përdorë atë në organizmat e gjallë dhe se reaksionet e saj bioortogonale zhvillohen pa prishur kiminë normale të qelizës.

Ndërkaq Barry Sharpless dhe Morten Meldal kanë hedhur themelet për një formë funksionale të kimisë – kiminë e klikimit – në të cilën blloqet ndërtuese molekulare bashkohen shpejt dhe me efikasitet.

“Barry Sharpless dhe Morten Meldal sollën kiminë në epokën e funksionalizmit dhe hodhën themelet e kimisë së klikimit. Ata ndajnë çmimin me Carolyn Bertozzi, e cila e çoi kiminë e klikimeve në një dimension të ri dhe filloi ta përdorë atë për të hartuar qelizat. Reagimet e saj bioortogonale tani po kontribuojnë në trajtime më të synuara të kancerit, ndër shumë aplikacione të tjera” – thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Akademisë Suedeze.