Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lushtaku: Kam dëshirë që Albin Kurti të jetë kandidat për kryeministër

Njëri nga njerëzit më të fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku në intervistën përballë Jeta Xharrës është shprehur se dëshira e tij është që Albin Kurtit t’i mundësohet kandidimi për kryeministër.

Sipas tij, për PDK-në, lufta politike me Albin Kurtin është më interesante.

“Dëshira ime është që Albin Kurti me qenë kandidat. Ata tjerët dyqysh janë të vegjël dhe lufta politike me Albinin është më interesant për ne”, tha Lushtaku.

Ai ka komentuar edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushteutese, ku përmendet se një person nuk mund të jetë kandidat për t’u zgjedhur nëse në 3 vitet e fundit është i dënuar.

“Unë nuk jam i dënuar asnjëherë dhe unë e respektoj ligjin. Nëse Ligji thotë që unë nuk mundem me kandidu, nuk kandidoj. Nuk e shkeli ligji. Unë jam konsultuar me juristë, ata kanë thanë që s’ke dënime. Ato janë dënime me gjobë. Me gjobë dhe me kushte nuk njehen”, tha në mes tjerash Lushtaku.