Dr. Lul Raka

Lul Raka i reagon qeverisë: Nuk dhamë këshilla për lehtësim të masave

Kryesuesi i Bordit Këshilldhënës kundër COVID-19,  Lul Raka, ka thënë se nuk ka këshilluar lirimin e masave kufizuese për COVID-19.

Sipas Rakës, Qeveria nuk e ka konsultuar atë në lidhje me lirimin e këtyre masave edhe pse e kryeson bordin këshilldhënës.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës”. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik;  shtrirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, thuhet në publikimin e Rakës.

Në anën tjetër, Qeveria në vendim ka thënë se masat janë marrë pasi janë konsultuar me Institutitin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.