Mësimet nga COVID-19 - LIVE
13.3.2023 - 22:24
Sot janë bërë tri vjet nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19. Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen rrëfime ekskluzive për krizën e COVID-19.
A kemi arritur të nxjerrim mësime nga pandemia?
A ka njerëz që kanë vdekur për shkak se janë vonuar të hynë në oksigjen apo në intubim?
A ka dhënë dikush përgjegjësi për mungesën e dezinfektuesve, maskave dhe furnizimeve të tjera?
A ka sot furnizime të mjaftueshme për t’u përballur me ndonjë infeksion apo pandemi të mundshme të re?
A ka në Kosovë një analizë se cilat pasoja i ka shkaktuar në masë te qytetarët COVID-19?