Pasojat e COVID-19 në shëndet
Lul Raka, mikrobiolog, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se pasojat nga COVID-19 janë të shumta.
Ai ka renditur disa nga to duke thënë që asnjë njeri që është gjallë nuk është i njëjti siç ka qenë 3 vjet më parë.
“Punëtorët shëndetësorë e kanë sindromin e lodhjes kronike, me rraskapitje e humbje të motivimit, mezi pret me pushu, humbja e motivimit në pjesën e dytë të valës së virusit, erdh vala tjetër, lufta në Ukrainë që ndikoi indirekt në ngritjen e çmimeve d.m.th. vjen në pyetje ekzistenca e krejt njerëzve por edhe e punëtorëve shëndetësorë, të cilët kanë qenë të ngarkuar tërë kohës” – ka thënë Raka.
Tutje ai ka shtuar se shtetet e zhvilluara kanë pasur nga fillimi program për mbështetje psikologjike për punëtorët shëndetësorë dhe familjarët e tyre.
“Harresë kam, po ia nis prej vetes, harroj emrat, harroj fytyrat” – ka thënë më tej Raka
Shpëtim Thaçi, pulmolog, ka thënë se virusi ka atakuar më së shumti sistemin e frymëmarrjes.
“Një nga komplikimet më të mëdha që është zhvilluar është sindromi i distresit respirator, ku pacientët e tillë kanë kaluar në mjekim intensiv ose gjysmë-intensiv dhe në momentin e intubimit të tyre, probabiliteti që këta pacientë të kalojnë këtë sfidë ka qenë i vogël” – ka thënë Thaçi.