Burimi: Shutterstock, 28.05.2019

Lufta në Ukrainë, rusët anulojnë pjesëmarrjen në Bienalen e Venedikut

Përfaqësuesit rus në edicionin e sivjetëm të Bienales Ndërkombëtare të Artit Venedik kanë anuluar pjesëmarrjen, duke e lënë Rusinë pa përfaqësim në këtë bienale.

Lajmi për anulimin e Pavijonit të Federatës Ruse është bërë publik nga organizatorët edicionin e 59-të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venedik të Italisë.

Përmes një njoftimi në ueb-faqen zyrtare të Bienales së Vendikut bëhet e ditur se kjo bienale është njoftuar nga kuratori dhe artistët e Pavijonit të Federatës Ruse, se kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, duke anuluar pjesëmarrjen në Bienalen e 59-të Ndërkombëtare të Artit.

“Bienalja (e Vendeikut) shpreh solidaritetin e saj të plotë për këtë akt fisnik të guximit dhe qëndron përkrah motiveve që kanë çuar në këtë vendim, i cili mishëron në mënyrë dramatike tragjedinë që ka përfshirë gjithë popullsinë e Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, Bienalja e Venedikut mbetet një vend ku popujt takohen në art dhe kulturë, dhe dënon të gjithë ata që përdorin dhunën për të parandaluar dialogun dhe paqen.

Bienalja e 59-të Ndërkombëtare e Artit në Venedik mbahet nga data 23 prill deri më 27 nëntor 2022.