Lufta në Ukrainë: Autoritetet ukrainase pretendojne se kanë shkatërruar tankse dhe automjete të blinduara ruse

Ukraina ka shkatërruar 80 tanke ruse dhe 516 automjete të blinduara luftarake që nga dje, tha zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës, raporton Sky News.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, shtoi se forcat ruse kanë humbur rreth 2800 ushtarakë.

Ukraina ka pohuar gjithashtu se ka shkatërruar 10 avionë dhe shtatë helikopterë që kur Rusia filloi sulmin e saj.

Sot, është dita e dytë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Britania e Madhe tha se është e gatshme që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake, përfshirë armë mbrojtëse vdekjeprurëse si dhe garanci për kredi, me qëllim që ta ndihmojë Kievin “në përballimin e agresionit rus”./Sky News