Lojtarët e klubit "Drita” testohen për COVID-19 para udhëtimit për në Zvicër

Lojtarët e ekipit të futbollit “Drita” janë testuar gjatë ditës së djeshme për COVID-19, për shkak se ata do të udhëtojnë drejt Zvicrës.

“FC Drita” ka njoftuar se 32 lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik janë testuar dhe se asnjëri nuk ka dalë pozitiv. Megjithatë, 17 nga ta janë ritestuar dhe rezultatet pritet të dalin pak orë më vonë.

Më poshtë u sjellim postimin e plotë të “FC Drita”:

E njoftojmë të gjithë opinionin e gjere qe klubi jone dje(e mërkurë) i ka kryer testet për Covid-19 për 32 pjesëtarë te klubit qe do te udhëtojnë në Nyon të Zvicrës.

Sot në orët e pasdites kanë dal rezultatet negative ndërsa nga IKSHPK është kërkuar që 17 persona të ri testohen për shkak të sigurisë sepse ne do të jemi pjesëmarrës në një kompeticion të rëndësishëm.

Rezultatet për të ritestuarit do të dalin në mbrëmje rreth orës 21:00.

Urojmë qe të gjithë të rezultojnë negative ne teste!

Të shtunën skuadra gjilanase FC Drita zhvillon ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve me skuadrën Inter D’escaldes në Nyon të Zvicrës.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18 ndërsa për shkak të pandemisë nuk do të lejohet publiku.