Lirohen nga spitali foshnja 5 muajshe dhe nëna e saj

Foshnja 5 muajsh nga fshati Topanicë i Kamenicës është liruar nga Klinika Infektive bashku me nënën e saj pasi që gjendja e tyre është stabile.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar infektologu, Salih Ahmeti.

“Bebja është në gjendje stabile shëndetësore dhe duhet të presin ende që të negativizohet me testet që do t’i bëhen në vazhdim” Salih Ahmeti.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Edhe foshnja edhe nëna e kanë gjendjen stabile, para dy orësh kanë arritur në shtëpi dhe janë të dyjat në izolim”, ka thënë Kastrati.

Aktualisht në Kosovë nga coronavirusi janë 170 të infektuar, janë shëruar 24 persona, ndërsa kanë vdekur 4.