Ilustrim

Lipjan, i dyshuari kërcënoi me armë ekipin e emergjencës dhe policinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person me aftësi të kufizuara në Lipjan, i cili kishte kërcënuar me armë ekipin e emergjencës në Lipjan si dhe zyrtarët policorë që kishin dalë për asistim.

Në raportin policor bëhet e ditur se me të arritur të shtëpia e personit, gjatë komunikimit me njësitë policore, i dyshuari i cili kishte një armë në dorë, ka filluar fyerjet në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Zyrtarët policorë kanë kërkuar që i njëjti ta dorëzojë armën, mirëpo ai nuk ka dorëzuar armën por ka shtënë një herë duke goditur murin e shtëpisë dhe ka ikur brenda në shtëpi duke u mbyllur në një dhomë”- thuhet në raport.

Tutje, theksohet se është arritur të arrestohet i dyshuari, të cilit iu konfiskua arma me 7 fishekë të kalibrit 6 mm dhe një gëzhojë dhe më pas u dërguar për trajtim në QKUK, në repartin e psikiatrisë

“Pas tretmanit mjekësor, me urdhër të  Prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.