Foto: Komuna e Prishtinës

Linjat e kompanive private të transportit publik në Prishtinë, pezullohen nga e hëna 

Nga e hëna e javës së ardhshme (24.11.2025), në Prishtinë do të pezullohen përkohësisht linjat e kompanive private të transportit publik.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com Izet Smajli, kryetar i Shoqatës së Transportit Privat “Uni Trans” që përfshinë linjat private në Prishtinë.

“Arsyeja e ndërprejes së  transportit është që nuk jemi paguar që  gjashtë muaj nga komuna për shërbimin që kemi  bërë”- ka deklaruar Smajli. 

Lidhur me këtë, Smajli ka paralajmëruar se të hënën (24.11.2025), po ashtu do të mbahet protestë para Komunës së Prishtinës, me fillim nga ora 09:00. 

Edhe Ndërmarrja Publike komunale “Trafiku Urban”, po ashtu ka paralajmëruar se ofrimi i shërbimit të transportit publik mund të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme për shkak të pamundësisë financiare, si pasojë e bllokimit të mjeteve buxhetore.

Trafiku Urban: Shërbimi i transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme

Kujtojmë se përveç buxhetit për vitin e ardhshëm, i cili nuk gjeti mbështetje në Kuvendin Komunal, Komuna e Prishtinës nuk e ka të miratuar as buxhetin për vitin 2025 në Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha raportimet për çështjen e buxhetit të Prishtinës mund t’i lexoni KËTU.