Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ligji për rimëkëmbje ekonomike publikohet në Gazetën Zyrtare, i hapet rruga tërheqjes së 10-përqindëshit nga Trusti

Ligji për rimëkëmbje ekonomike është publikuar në Gazetën Zyrtare, gjë që i hap rrugën tërheqjes së 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti)

Publikimi në Gazetën Zyrtare i Ligjit vjen pas dekretimit të tij nga ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar dje se tërheqja e 10-përqindëshit mund të bëhet 15 ditë pas publikimit të Ligjit në Gazetën Zyrtare, përveç nëse në Ligj nuk përcaktohet ndryshe.

Të premten Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.