Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK kërkon zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferncë për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si ndihmë e shtetit ndaj sektorit privat të goditur nga pandemia COVID-19.

Hamza ka thënë se 200 milionë euro nga Ligji duhet t’i kalojnë bizneseve.

“Ne kemi pa që kemi masa të disekuilibruara mes ruajtjes së shëndetit, por nuk kemi pa masa në trajtimin e gjendjes ekonomike në vend. Duhet të ketë masa të qarta të sakta dhe të zbatohet ligji. 200 milionë euro të ndara të kalojnë në biznese dhe t’i marrin parat ata që e kanë humbur vendin e punës”, tha Hamza.

Deputeti i PDK-së ka folur edhe sa i përket interesit të kësaj partie në procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë se secili institucion i ka përgjegjësitë e tij.

“Nuk mund të flasim për situatë hipotetike por do të presim çka do të ndërmarrë qeveria lidhur me këtë temë”, shtoi Hamza.

Kalon Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike, qytetarët do mund ta tërheqin 10 përqindëshin nga Trusti