Lëvizja Vetëvendosje merr gjobë nga Komuna e Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës si shkak i tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat kundër pandemisë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Komunë, Adonis Tahiri në rrjetin Facebook.

Ai ka thënë se ka pasur grumbullim të njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!

Komuna e Prishtinës sot ka gjobitur edhe PDK-në për arsye të njëjta.

PDK gjobitet me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës