PDK gjobitet me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat për mbrojtje nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Komunë, Adonis Tahiri.

Ai përmes një postimi në rrjetin Facebook ka thënë se zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit është obligim për të gjithë.

Komuna e Prishtinës para disa ditëve ka gjobitur edhe Nismën dhe AAK-në për shkelje të këtyre masave.

Nisma e AAK gjobiten me nga 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës