Lëndohet në vendin e punës, përfundon në spitalin e Prizrenit

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Malishevë, pasi gjatë kohës sa ishte duke punuar në një firmë ndërtimi ka lënduar këmbën.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi i lënduar pas ndihmës mjekësore që e ka marrë në QKMF është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në fshatin Janqist të Malishevës.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin është njoftuar inspektori i punës si dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti i iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.