Foto: Facebook / LDK Malishevë

LDK ndërpret bashkëpunimin me dy partitë opozitare në Malishevë

Kryesia e degës së LDK-së në Malishevë në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendim që të dalë nga marrëveshja e bashkëpunimit me dy partitë opozitare në Asamblenë Komunale, PDK dhe LVV.

Sipas vendimit të kësaj partie, nga sot, grupi i këshilltarëve komunalë të LDK-së do të veprojë si i vetëm në Asamble.

LDK nuk ka bërë të ditur arsyet e këtij vendimi.

Ndërsa, falënderon dy partitë opozitare për bashkëpunimin e deritashëm.

Në Asamblenë e Malishevës, LDK ka 6 asamblistë.