Tubimi i LDK ne Podujeve

LDK ende s’ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga LVV

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimine ftuar për të hënën nga kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

Gentiana Azemi, zyrtare për media në LDK, ka thënë për KALLXO.com se për këtë do të vendosin pas procesit zgjedhor për kryetar të partisë.

“Për këtë çështje LDK do të vendos pas Kuvendit të saj, dmth pasi që ta mbyllë procesin zgjedhor për kryetar të partisë”, thuhet në përgjigjen e saj.

LDK-ja do të zgjedhë kryetarin e ri të saj, këtë të diel më 14 mars.

Kryetari i LVV-së  Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë ftuar Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që të diskutojnë më 15 mars për zhvillimet në vend dhe për krijimin e institucioneve.

Kurse, PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti dhe Osmani.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë ai.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ftojnë partitë në takim