Lajçak pas takimit me Vuçiq, paralajmëron zhvillime në dialog

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka shkruar se me Vuçiq kanë biseduar në detaje për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë. Shumë gjëra për të ndjekur pas takimeve të mia këtë javë”, ka shkruar ai.

Dje, diskutime të detajuara për procesin e dialogut, Lajçak ka pasur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kurti dhe Lajçak takohen në Vjenë, diskutojnë “thellë” për dialogun Kosovë-Serbi