Kuvendi nis votimin për zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila filloi me 40 minuta vonesë, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati janë propozuar nga komisioni funksional për Ekonomi për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës për pozitën e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

“Kuvendi përmes votimit të fshehtë e zgjedhë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë. Kandidatët e propozuar janë: Abedin Aziz dhe Gurakuq Kastrati. Kandidati i cili fiton  shumicën e votave të deputetëve zgjidhet zëvendësdrejtor”, tha Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit.