Abedin Azizi zgjedhet zëvendësdrejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Abedin Azizi është zgjedhur zëvendësdrejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Në garë për këtë pozitë ishte Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati të cilët janë propozuar nga komisioni funksional për Ekonomi për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës për pozitën e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

“Kuvendi përmes votimit të fshehtë e zgjedhë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë. Kandidatët e propozuar janë: Abedin Aziz dhe Gurakuq Kastrati. Kandidati i cili fiton  shumicën e votave të deputetëve zgjidhet zëvendësdrejtor”, tha Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit.

Abedin Azizi ka fituar 65 vota për kurse, Gurakuq Kastrati kishte 12 vota ndërsa gjatë votimit një votë ishte e pa vlefshme.