Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi nesër me seancë të veçantë në përkujtim të viktimave të krimeve të gjenocidit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë të veçantë.

Seanca është thirrur për të mërkurën më 9 dhjetor, në orën 11:00.

Kjo seancë e veçantë ka vetëm një pikë në rend të ditës, e cila mbahet me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.