Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot: Në rend dite shkarkimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës, sot në orën 10:00 pritet t’i filloj punimet ku në rend dite ka njëmbëdhjetë pika.

Kuvendi do të shqyrtoj rekomandimet e Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Gjithashtu në këtë seancë pritet Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020 si dhe debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, kërkesë kjo nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,
  4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
  8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
  9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
  11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.