Kush do të shpallet kampion i botës?

Franca dhe Argjentina janë finalistët që do ndeshen për kupën e botës ditën e diel.

Të dy kombëtaret kanë për synim që titullin e kampionit botëror ta fitojnë për herë të tretë.

Franca ka fituar kupën e botës dy herë, të parën e fitoi në vitin 1998 dhe për herë të dytë në vitin 2018 në Rusi.

Argjentina po ashtu ka fituar dy herë kampionatin botëror, për herë të parë në vitin 1978 dhe të dytin në vitin 1986.

Brazili është vendi më i suksesshëm sa i përket titujve – pesë të tillë, madje është i vetmi vend që ka marrë pjesë në secilin kampionat të botërorit, pastaj renditen Italia dhe Gjermania me nga katër tituj.