FOTO: ZKM Albin Kurti dhe kryeministri i Kroacise

Kurti takon kryeministrin e Kroacisë, theksohet gatishmëria e dy vendeve për bashkëpunim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologun e tij korat, Andrej Plenkoviq në Davos të Zvicrës.

Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen historike të Kroacisë ndaj Kosovës në fazat e shtet ndërtimit.

Sipas njoftimit të ZKM-së, Kryeministrin Plenkoviq ka falënderuar Kosovën për përkrahjen e Kroacisë në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, sipas komunikatës, janë theksuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve dhe gatishmëria për të forcuar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.