Kurti takon ish-presidentin shqiptar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e Qeverisë, bëhet e ditur që presidenti shqiptar dhe Kurti kanë biseduar për sfidat e shumta që e presin qeverinë e re.

“Moisiu i uroi Kryeministrit Kurti punë të mbarë në qeverisjen e vendit. Ai shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare. Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi”, thuhet në komunikatë.

Tuje në njoftim bëhet e ditur se Kurti ka shprehur mirënjohjen për Moisiun për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen.

Sipas njoftimit ‘biseda mes kryeministrit Kurti dhe ish-presidentit Moisiu ishte shumë e ngrohtë’.