Kurti shprehet i çuditur pse s’ka ende ftesë për takim të radhës në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i çuditur që ende nuk ka ende ftesë për takimin e radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se në takimin 18 gushtit të vitit kaluar, janë marrë vesh që të kenë takime për çdo muaj.

“Ftesë për dialog në Bruksel, takim të lartë të radhës nuk kemi ende. Të ju them të drejtën kjo është pak e çuditshme për mua meqenëse më 18 gusht jemi marrë vesh të kemi takime për çdo muaj”- është shprehur Kurti.

Kurti ka thënë se ka pritur një intensitet dhe dinamikë më të lartë në dialog pas 18 gushtit e 9 shtatorit të vitit të kaluar.

“Unë kam dhënë një propozim për kornizë të përgjithshme të marrëveshjes. Në shtator erdhën emisarët evropianë, francez dhe gjerman tri javë pas atij takimit. Tash që po bëhen katër muaj nga ai propozim e kemi pas veç një takim. Unë kam pritur intensitet dhe dinamikë të lartë nga 18 gushti dhe nga 9 shtatori i vitit kaluar”- deklaroi ai.

Takimi i fundit me Kurtit dhe Vuçiq u mbajt në nëntor të vitit 2022.

Ndonëse zëdhënësi i BE, Peter Stano, në dhjetor të vitit të kaluar ksihte thënë se kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, por data nuk ]shtë bërë e ditur ende.