Foto: ZKM

Kurti pret në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar, Nancy Soderberg

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim më 18.03.2024 drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.

Sipas një komunikate për media, Kurti ka vlerësuar angazhimin e Soderberg dhe të NDI-së për kontributin e vazhdueshëm në fusha si fuqizimi i aspekteve demokratike në jetën shoqërore e politike, avancimin e transparencës si dhe llogaridhënies institucionale.

Në njoftim është bërë e ditur se ky takim i radhës u fokusua edhe në zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e objektivat e përbashkëta.