Albin Kurti

Kurti nga vetura publikon një video-selfie, flet për projektet e qeverisë për diasporën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një video-incizimi ka renditur politikat e qeverisë që ai udhëheq për mërgatën e Kosovës.

Ai tha se votimi në ambasada dhe konsullata, mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgatës dhe rëndësia e fondit sovran, janë pjesë e politikës së qeverisë Kurti.

“Nga konferenca “Diaspora flet” e cila nisi dje e cila vazhdon edhe nesër e organizuar nga GERMIN me mbështetje të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, tash jam rrugës për Gjakovë dhe në Krushë të Madhe. Në ditën e dytë të kësaj konference unë prezantova politikat e qeverisë për mërgatën tonë nga votimi në ambasada e konsullata, te mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës, e deri të rëndësia e fondit sovran për zhvillimin e hovshëm të vendit tonë”- tha Kurti përmes kësaj video qe ka publikuar.

Kryeministri Kurti në këtë video-incizim tregoi se është rrugës për në Gjakovë, për të përuruar termocentralin diellor me kapacitet 150 MË.

Ndërsa përmend që sot do të përurojnë edhe Shkollën Fillore, të Mesëm të Ulët, “Bajram Curri” në Krushë të Madhe.

“Në Gjakovë po i bie dy herë brenda javës, e di por sot po e përurojmë termocentralin diellor me kapacitet 150 MË, e siç e dini, fiks para një javë e hapëm edhe ankandin për panele solare me kapacitet 100 MË. Si qeveri jemi të fokusuar në energji, e ju e dini që këtë vit shumica prej jush keni paguar më pak energji elektrike se vitet e kaluara. Pas Gjakovës do të vazhdojmë në Krushë të Madhe, ku do të përurojmë shkollën fillore, të mesme të ulët “Bajram Curri” në të cilën është bërë punë e shkëlqyeshme. Rahoveci po bëhet me një shkollë me standarde evropiane” – tha Kurti.

Ai e përfundon videon duke thënë se rruga e qeverisë është për “kthimin e mërgatës, shtimin e energjisë dhe ngritjen e arsimit”

Këtu mund ta shihni videon e publikuar nga kryeministri Albin Kurti.