Kurti nesër për vizitë zyrtare në Tiranë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, vizitën e parë zyrtare si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, do ta zhvillojë në Shqipëri.

Kjo është konfirmuar nga kabineti i Kurtit.

Albin Kurti pritet të takohet nesër me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e partisë opozitare PD, Lulzim Basha.

Ditë më parë, kreu i Qeverisë pranoi ftesë për vizitë edhe nga Kancelarja Angela Merkel, por ende nuk dihet se kur Kurti do të shkojë në Berlin.

Albin Kurti është zgjedhur më 3 shkurt kryeministër i Republikës së Kosovës.