Albin Kurti - Foto: Facebook

Kurti: Marrëveshja për koalicion së shpejti

Kryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje po mbajnë një takim brenda Kuvendit të Kosovës.

Takimi po realizohet për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Albin Kurti, kryetar i LVV-së, i sugjeroi gazetarëve që të mos presin jashtë dyerve të takimit pasi sipas tij konkluzionet do të t’i bëjnë të ditura përmes një komunikate.

“Nuk keni nevojë me pritë, lëshojmë komunikatë pas takimit. Takimet dhe puna vazhdojnë, marrëveshja do të kurorëzohet së shpejti”, tha Kurti.

Në këtë takim pritet të arrihen pikat finale të marrëveshjes përfshirë ndarjen e pozitave që do t’i takojnë në qeverinë e re.

Të premten, këto dy parti kishin bërë të ditur se kanë arritur pajtim të plotë për harmonizimin e programeve qeverisëse ndërsa është bërë e ditur se marrëveshja mund të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia fituese doli Lëvizja Vetëvendosje që fitoi 29 ulëse në Kuvend ndërsa u përcoll nga Lidhja Demokratike me 28 ulëse.